Skënderbeu bind me “poker”, Gvozdenoviç: Gati të luftojmë për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2023 | 11:58

Skënderbeu bind me “poker”, Gvozdenoviç: Gati të luftojmë për titullin

Ivan Gvozdenoviç e dinte që nuk do ta kishin të lehtë me Orikun, por mendon se skuadra reagoi.

gvozdenovic

Pas ndeshjes, trajneri i Skënderbeut tha:

“Kërkova kujdes të veçantë, pasi e dija që Oriku nuk kalohej lehtë. Djemtë e morën lojën me seriozitet dhe duke e menaxhuar mjaft mirë. E them me bindje, se këtë herë më pëlqeu edhe rezultati edhe loja e të mive. Nuk hoqën dorë nga ndeshja, edhe kur rezultati ishte 2-0. Ata reaguan më së miri ndaj golit të pësuar. Kjo ma heq pak atë merakun që kishim sa i përket reagimit, që në ndeshje të caktuara nuk kishte ndodhur ashtu siç duhej. Ekipi po rritet shumë dita-ditës dhe po tregojmë se jemi një skuadër e kompletuar dhe e gatshme për të luftuar për titullin dhe kalimin direkt në Superiore. Rivalët? Nuk dua të mendoj për atë çka bëjnë të tjerët. Ne na intereson vetëm suksesi ynë. Për të tjerat kemi kohë të mendojmë dhe t’i analizojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"