“Skandaloze që Italia nuk është në Botëror”, apeli i Roberto Baxhios: Duhen ndryshuar rregullat, është çmenduri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2022 | 21:43

“Skandaloze që Italia nuk është në Botëror”, apeli i Roberto Baxhios: Duhen ndryshuar rregullat, është çmenduri

Roberto Baxhio, ikona e futbollit italian, mendon se është padrejtësi e jashtëzakonshme që Italia nuk do të marrë pjesë në Katar 2022. Sipas tij, përfaqësuesja italiane nuk e meritonte eliminimin, por mbi të gjitha, duhej të kishte shkuar atje direkt, pa marrë pjesë në kualifikuese, meqë ishte fituese e Kampionatit Europian.

baxhio

“Italia ka vuajtur goditjen nga eliminimi nga Botërori. Është skandaloze që Italia nuk ka shkuar në Botëror si fituese e Europianit. Duhen ndryshuar rregullat. Është absurde, një çmenduri e vërtetë. Nëse do të kisha qenë, do të ishte keqardhja më e madhe, gjëja më e shëmtuar për t’u pranuar. Nuk kritikoj kundërshtarët, por mbetemi në shtëpi për një aksion në një ndeshje prej 90 minutash.

Shihej edhe mbrëmë entuziazmi i talenteve të mëdhenj argjentinas kundër gjendjes tonë shpirtërore aktuale. Mançini ka bërë diçka të jashtëzakonshme, duhet respektuar dhe duhet të vazhdojë të punojë siç ka bërë deri tani me të rinjtë. Kemi talente që nuk gjejnë hapësira në kampionat. Ky është një problem i njohur”, shpjegoi Baxhio problemin e madh që ka aktualisht futbolli italian sa i përket ekipit kombëtar, ku sipas tij një emër që mund të bëjë diferencën është Nikolo Zaniolo i Romës.

“Shpresoj që Zaniolo ta rimarrë veten siç po bën. Për fat të keq, është penalizuar nga dëmtimet dhe shpresoj që të kthehet në nivelet e mëparshme. Goli në finalen e Ligës së Konferencës do t’i bëjë padyshim mirë, pasi të jep një besim të jashtëzakonshëm në të ardhmen”, tha Baxhio.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"