Skandali me lojtarët e Anglisë, bukuroshja islandeze: Trajneri na erdhi në dhomë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 23:15

Skandali me lojtarët e Anglisë, bukuroshja islandeze: Trajneri na erdhi në dhomë dhe…

Vajzat islandeze, të cilat u futën në hotelin e kombëtares angleze në Rejkjavik për të takuar Fodenin dhe Grinudin, zbulojnë detaje të reja nga skandali që përfshiu talentin e Sitit dhe Junajtidit.

foden jones

Dy debutuesit me “Tre Luanët” u dërguan në shtëpi nga trajneri Sauthgejt pasi thyen protokollet “antiCOVID”, duke futur në hotel vajzat që njohën në “Instagram”, Nadia Gunarsdotir, 20 vjeçe, dhe Lara Klausen, 19 vjeçe.

“Ndonjëherë hap ‘Instagram’-in se nuk më kujtohet emri i tij (Fodenit). Shpenzova 55 paund për dhomën dhe ai nuk pagoi. Në mëngjes erdhi një burrë, që zbulova që ishte trajneri. Trokiti dhe kërkoi lojtarët. E përplasi aq fort derën, sa s’kisha dëgjuar kurrë në jetën time”, thotë Lara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"