Skandal në Krujë, kushte mjerane për lojtarët e rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2016 | 21:05

Skandal në Krujë, kushte mjerane për lojtarët e rinj

Duket e pabesueshme kur mendon se jemi në vitin 2016 dhe vetëm disa kilometra larg kryeqytetit. Pikërisht në Krujë, aty ku shumë të rinj aspirojnë të bëhen dikushi në të ardhmen, duke sakrifikuar shumë. Nuk bëhet fjalë vetëm për pagesat rreth shpenzimeve për bazën materiale apo udhëtimet, por për kushtet mjerane ku luajnë të rinjtë.

kruje2

“Panorama Sport” bëri dje një vëzhgim në terrenin stërvitor ku luajnë ndeshjet ekipet e Kastriotit për kampionatet e Kategorisë së Parë për grupmoshat U-17 dhe U-19. Duket se në Krujë askujt nuk i intereson rezultati i takimeve, por kushtet me të cilat këta të rinj duhet të përballen çdo ditë, qoftë në seancat stërvitore, por edhe në ndeshjet zyrtare. Në këtë fushë (që vetëm e tillë nuk mund të quhet) mungojnë kushtet më minimale të higjienës.

kruje1

Në të ashtuquajturat dhoma të zhveshjes nuk ekziston asgjë. Uji, tualeti, dushet, dyert dhe dritaret nuk ekzistojnë. E njëjta gjë është edhe te pjesa e jashtme, ku tani që po afron stina e dimrit, në fushë balta arrin deri në gju. Një tjetër pjesë e rëndësishme janë edhe pankinat e skuadrave ku askush s’mund të ulet, pasi nuk ka stola. Skuadra mike që kishte “fatin” të ishte dje në Krujë nuk pranoi të zhvishej në “dhomat” e ndotura, ndërkohë që e kreu këtë proces në fushë të hapur.

kruje

kruje3

LIRIDON PASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"