EKSKLUZIVE / Skandal në futbollin e moshave, abuzime me fondet dhe regjistrime lojtarësh fiktivë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 8:17

EKSKLUZIVE / Skandal në futbollin e moshave, abuzime me fondet dhe regjistrime lojtarësh fiktivë

Prej afro një muaji nga Komisioni i Disiplinës shohim vendime për futbollin e moshave. Deri tani janë një numër shumë i lartë ndeshjesh të cilat nuk janë zhvilluar dhe klubet pritëse nuk kanë përmbushur detyrimet dhe përgjegjësitë, sidomos në kampionatet rajonale.

asdasasadsasadas

Prej vitesh këto kampionate organizohen nga Shoqatat Rajonale, të cilat financohen me fonde të kënaqshme çdo vit nga Federata Shqiptare e Futbollit. Këto fonde, përveçse vihen për të shpenzimet e brendshme të shoqatës, paga, punonjës, por janë gjithashtu edhe për organizimin e kampionateve të moshave rajonale. Fondi përcaktohet edhe në bazë të aktiviteteve që ka shoqata, duke përfshirë numrin e lojtarëve të regjistruar, ekipeve dhe ndeshjeve që do të zhvillohen. Me këto fonde do të paguhen gjyqtarët, delegatët, ambulanca dhe çdo gjë tjetër që është e nevojshme për të organizuar këto kampionate moshash.

Por, nga vendimet që shohim prej Disiplinës shumë ndeshje të kampionateve rajonale në Tiranë nuk po zhvillohen, kjo për shkak se dyshohet se një pjesë e strukturave të shoqatës, në bashkëpunim me trajnerë që stërvisin fëmijë, kanë abuzuar me fondet. Në një situatë të tillë, ndeshjet që futbollistët e vegjël presin të luajnë, nuk po zhvillohen për shkak se nuk ka fonde të mjaftueshme për organizim.

LOJTARË FIKTIVË – Një tjetër fenomen që shqetëson Federatën Shqiptare të Futbollit është edhe regjistrimi i lojtarëve të rinj në sistemin e federatës. Gazeta mëson se një numër i lartë futbollistësh të rinj që mund të arrijë deri në 3 mijë, janë fiktivë dhe të shënuar nga Shoqatat Rajonale vetëm sa për të përfituar fonde, akademi futbolli me fëmijë që janë inekzistente. Por, ky abuzim mesa duket është nuhatur nga FSHF-ja që po përgatitet të ndërhyjë në strukturat e Shoqatave Rajonale, duke marrë masat e nevojshme që do të jenë ndryshimi i personave që drejtojnë.

Për të kuptuar më shumë, ja dhe një nga vendimet e Disiplinës, të shumta në këtë lloj: KSP Junior U11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kamza B U13, në bazë të nenit 16/1 të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE-së, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"