Situatë pozitive te Tërbuni, rikthehen dy titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2012 | 13:45

Situatë pozitive te Tërbuni, rikthehen dy titullarë

Tërbuni është rikthyer në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit dhe shpreson te hapat falsë të ndjekësve për të ruajtur këtë pozicion. Këtë javë veriorët do të ndeshen me Ilirinë, skuadër që gjithashtu lufton për t’u ngjitur në Superiore. Megjithatë, Tërbuni do t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, pasi rikthehet Çerepi dhe Rroca, dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të formacionit. Tekniku Viktor Gjoni e sheh situatën pozitive. “Më ka pëlqyer shumë rikthimi te fitorja në këtë takim. Ishte ndeshje, të cilën e kishim vlerësuar maksimalisht, pasi përballë kishim Dinamon. Tani kërkoj nga ekipi që vëmendja të spostohet te sfida e radhës”, – thotë trajneri.
Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"