Situata qesharake në Vlorë/ Presidenti i Turbinës bën ironi me Flamurtarin: Kërkesa absurde, Idrizi donte fitore në tavolinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 23:49

Situata qesharake në Vlorë/ Presidenti i Turbinës bën ironi me Flamurtarin: Kërkesa absurde, Idrizi donte fitore në tavolinë

Presidenti i Turbinës, Gentjan Gjoka, i ka cilësuar si të pabaza pretendimet e vlonjatëve për fanellat. Ai ka thënë se Idrizi donte tri pikë në tavolinë, por nuk ia doli dot.

gentjan gjoka

“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi në Vlorë. Klubi ynë kishte tri fanella me vete, por vlonjatët i donin të bardha. Kur erdhën edhe të bardhat, atëherë i donin të kuqe…

Na detyruan të merrnim fanella shtesë dhe i bëmë katër. Ishin kërkesa të pabaza ato të klubit vendës, sepse mjafton t’u hedhësh një sy për të parë që uniformat nuk kanë ngjashmëri sa për të ngritur pretendime të tilla. Megjithatë, kërkuam të na sillnin uniforma të bardha të tjera dhe na ndihmoi Apolonia duke na i sjellë me urgjencë nga Fieri.

fanellat

As ato nuk u pëlqyen vlonjatëve dhe nuk i përdorëm. Tani këta të Barcelonës (ironikisht për Flamurtarin) kërkonin që fanellat tona të mos kishin asnjë ngjyrë të kuqe. Thjesht kapriço… Idrizit, presidentit të klubit të madh, mbase iu deshën tri pikë në tavolinë, por e pa mirë në fushë se çfarë meritonte…”, ka thënë presidenti i Turbinës, Gentjan Gjoka, për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

Qesharake në Vlorë/ Turbinës i vijnë fanellat me makinë, sfida starton 40 minuta me vonesë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"