Situata jo e mirë te Gramozi, premtohen 5 afrime për kolonjarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2019 | 17:12

Situata jo e mirë te Gramozi, premtohen 5 afrime për kolonjarët

Kolonjarët kanë bërë një mbyllje jo të mirë të fazës së parë të kampionatit, duke u renditur në vendet e fundit të kualifikimit. Kjo ka detyruar drejtuesit e klubit që të ndërhyjnë menjëherë në merkaton e dimrit për të afruar lojtarë më cilësorë.

fk gramozi

Një nga pikat kryesore që ka më shumë nevojë ekipi është portieri, pasi gjatë fazës së parë ekipi nuk ka pasur të tillë, duke aktivizuar një lojtar. Sipas trajnerit të ekipit, Ilir Qirjako, në datën 14 kur do të fillojnë dhe përgatitjet, pranë ekipit do të jenë pesë lojtarë të rinj. Për këta lojtarë që do afrohen, shpenzimet do të mbulohen nga bashkia e qytetit. Edhe këtë sezon, objektivi i skuadrës do të jetë mbijetesa.

Koço Lilo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"