Situata e pazakontë, specialisti Gjika tregon recetën e stërvitjes pas karantinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 22:36

Situata e pazakontë, specialisti Gjika tregon recetën e stërvitjes pas karantinës

Në këtë situatë të pazakontë, të gjithë futbollistët po stërviten për momentin në kushte shtëpie, duke shfrytëzuar liri-daljet për vrapime në natyrë. Llazar Gjika, një nga specialistët e atletikës, ishpërgatitës atletik te Lushnja, Apolonia, Bylisi, Erzeni dhe Besa, në një prononcim për “Panorama Sport” tregon se si mund të veprohet në momentin që ekipet të dalin në fushë:

LLAZAR GJIKA

“Duke dëgjuar edhe udhëzimet e FSHF-së, shpresojmë që aktivitetet, pra stërvitja e ekipeve të rihapet së shpejti. Duhet të përgatitemi për të bërë një stërvitje jo më pak se trejavore, që do të thotë përsëri një minifazë përgatitore, por duke ruajtur parimet bazë të stërvitshmërisë. Ne duhet të fillojmë me sistemin e aerobisë, që është një komponent shumë i rëndësishëm për mbylljen me sukses të veprimtarisë futbollistike.

Duhet të kemi ngarkesa fizike që të mundësojmë mbylljen me sukses të kampionatit. Nuk duhet ta harrojmë këtë, sepse është një stërvitje sportive dhe nuk është një stërvitje në kushtet e shtëpisë. Referuar pak teorisë ka ngarkesa që arrijnë frekuenca kardiake (FC) 170 deri në 180 të rrahura në minutë, ose 80-85% të maksimales. Gjithashtu, VO2 shkon jo më poshtë se 75% e maksimales. Kemi një rritje të acidit laktik. Mendoj se mund të fillohet me sistemin aerobik dhe përmirësimin e tij. Që ditën e parë të stërvitjes organizohet një test “kooper” i moderuar.

FLAMURTARI-LUSHNJA

Një 3000-metërsh ashtu si mundemi. Ky test na shërben për organizimin e mëtejshëm të stërvitjes aerobike, që në këto momente duhet të zërë 25-30% të stërvitjes”, është shprehur specialisti Gjika. Futbollistët lushnjarë i janë përshtatur karantinës, duke shpresuar që sa më parë të zbresin në fushë për të punuar në mënyrë të organizuar dhe për të përgatitur fundin e kampionatit. Lushnja ka detyrën e vështirë të parakalojë dy rivalë për të siguruar ngjitjen në Superiore.

Alban Alushi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"