Sinan Idrizi: Alvesh lojtar i lirë, nëse munden, le ta blejnë. Nuk është më 500 mijë euroshi im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 23:09

Sinan Idrizi: Alvesh lojtar i lirë, nëse munden, le ta blejnë. Nuk është më 500 mijë euroshi im

Klubi i Flamurtarit i ka rezervuar një ceremoni sulmuesit të Flamurtarit ditën e sotme, Danilo Alvesh, i cili do të largohet drejt Brazilit, për të vazhduar riaftësimin e tij. Ai tashmë është një lojtar i lirë nga vlonjatët, edhe pse nuk dihet nëse do rinovojë, apo do vazhdojë karrierën në një klub tjetër.

idrizi

Për këtë, ka folur edhe administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili shprehet: “Për momentin, Danilo është një lojtar i lirë nga Flamurtari. Ata që donin ta blinin, le të shkojnë ta blejnë. Nuk është më 500 mijë euroshi im, para të cilat i kërkoja në emër të klubit. Nëse ka klub tjetër në Shqipëri, le ta marrë. Me të kemi bërë një marrëveshje xhentëlmenësh, që nëse do luftojmë për kampion sezonin tjetër, ai do të jetë pjesë e jona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"