Si do të përkeqësohet moti në orët në vijim, sinoptikanët paralajmërojnë reshje shiu dhe shtrëngata me rrufe (TABELA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2022 | 22:36

Si do të përkeqësohet moti në orët në vijim, sinoptikanët paralajmërojnë reshje shiu dhe shtrëngata me rrufe (TABELA)

Sinoptikanët thonë se vendin e pret një fundjavë e paqendrueshme veçanërisht prej mbrëmjes së të shtunës dhe gjatë së dielës.moti i vrenjtur

Reshjet e dobëta dhe fillimisht lokale të ditës së shtunë në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe në pjesën veriperëndimore edhe shtrëngata me rrufe.

Në orët e vona të mbrëmjes dhe pas mesnatës në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë.

 

E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie.

Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqësuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

e shtunee diel

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"