“Shumë më mirë se të humbësh”, Shehi sheh anën pozitive pas barazimit të Partizanit: Skuka nuk ka dëmtim, kemi probleme me barin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 17:27

“Shumë më mirë se të humbësh”, Shehi sheh anën pozitive pas barazimit të Partizanit: Skuka nuk ka dëmtim, kemi probleme me barin

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, e sheh me doza optimizmi barazimin që mori skuadra e tij përballë Laçit, pasi vlerësoi reagimin e ekipit që mbeti me 10 lojtarë që në 20 minuat e parë të ndeshjes.

bandicam 2024-03-30 17-08-16-290

“Sigurisht që ka vështirës të luash për shumë minuta me lojtarë mangët e na kushtëzoi. Futëm në fund Kekon që të dilnim me dy sulmues, por na kushtëzoi ndërrimi i Hadrojt. Kërkonim në fund të shfrytëzonim kundërsulmin se sigurisht kur luan para një kundërshtari që mendoj se ka cilësi, të rinj që luajnë mirë futboll dhe në fushën e tyre janë më produktiv, ndeshja mbaroi 1-1.

Nuk ka dëmtim Skuka, ai ka 3 ditë që vuan nga stomaku, ndaj erdhi edhe ndërrimi se shpesh edhe në stërvitje, kishte kriza në stomak. Ndaj ishte edhe ndërrimi.

Ne vuajtëm në fillim sepse ishim vonë në presion dhe lojtari ynë para mbrojtjes konsumohej shumë të mbyllte zonat. Se mendonim që duke bërë presing i lejonim të dilnin në krah. Në ndërtim filluam të zbritnim dy lojtarë që të kishim një më shumë në mesin e fushës, por pastaj kur del lojtari aq shpejt e je në inferioritet, konsumohen shumë sulmuesi e mesfushorët e pastaj kjo ka kostot e veta.

Morëm golin shumë shpejt në pjesën e dytë dhe pastaj na kushtëzoi. Dolëm pastaj me dy para mbrojtjes, por ata herë bënë mirë e herë keq detyrën. Ujka lihej vetëm dhe Maget kishte vështirësi. Po ta zgjidhnim më mirë me dy sulmues, do ta kishim më të lehtë, mendoj se na u shkëput reparti dhe ata që ishin para mbrojtjes së kundërshtarit ishin pa markim.

Të dalësh barazim është shumë më mirë se të mundesh. Futbolli ka situata që nëse do ta kishim zgjidhur më mirë, duke dalë në kundërsulm, në rastin e kartonit për Ujkën, mund ta zgjidhnim më mirë. Por lodhja kushtëzon. E bëmë në disa fragmente me Hadrojn, që kishte një goditje jo të mirë në zonë, është kosto në anën fizike. Por pika është pozitive se është më mirë të barazosh se të humbësh.

Është periudhë ndeshjes delikate, luajmë me rivalë direkt dhe kjo na lehtëson punën se skuadra vetëmotivohet me ta. Skuka nuk është se ka ndonjë problem, shpresojmë t’i zgjidhet kjo situatë shëndetësore. Hadrojn të shohim se mund ta lëmë ndonjë ditë pushim duke rikuperuar se po konsumohet shumë. Pjesa tjetër do të jetë e gatshme, shpresojmë që të kthehet edhe Mehmeti që të na plotësohet skuadra.

Ne dalim me një mangët dhe në minuat e mbetura të pjesës së parë ishim ne kontrollues të lojës. Por në pjesën e dytë pastaj patjetër konsumohet skuadra. Terreni dihet që kemi vështirësi me atë ku stërvitemi dhe vijmë në bar natyral një herë në javë dhe kjo ka kosto. Por duke pasur parasysh që luajmë të dielën me Vllazninë, mendojmë që të përgatitim sa më mirë skuadrën.

Mikuliç ka luajtur aq sa e kemi parë të arsyeshme, se patjetër ka nevojë të përshtatet. Çdo lojtar bën gabime. Detyra ime është t’i inkurajoj, të mos hedh poshtë asnjë dhe në momentin më të keq të tyre, t’i inkurajoj e jap mbështetje. Edhe pse kemi situata që kthehet Sembene e mund të jemi më të plotë”, tha Shehi për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"