Shumë lojtarë në provë, Kastrioti pret një mesfushor krahu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 22:47

Shumë lojtarë në provë, Kastrioti pret një mesfushor krahu

Kastrioti vijon të jetë në kërkim të një mesfushori anësor me cilësi të mira. Aktualisht skuadra po kryen stërvitje intensive, ndërsa pritet që deri në mbyllje të merkatos të gjenden edhe lojtarët që janë kërkesa të trajnerit të ri, Emiljano Çela.

kastrioti

Ndonëse janë afruar disa futbollistë, klubi ende nuk ka filluar me prezantimet, por pritet që gjatë javës së ardhshme të nisin edhe zyrtarizimet në Krujë. Me Kastriotin kanë dalë në stërvitje që në ditët e para të vitit Adolf Selmani, Santiago Selmani, Kaina Nunjes dhe irakiani Jusuf Zetuna.

Pritet që të gjithë të firmosin me krutanët, duke forcuar në këtë mënyrë skuadrën, veçanërisht në mbrojtje dhe sulm. Kujtojmë që Kastrioti do të luajë për javën e 16-të të Superiores kundër Teutës, pikërisht më 16 janar, ora 13:45.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"