Shtyllë dhe kontestime në sfidën Pogradeci-Besa/ Abazaj: Dominuam, na mungon një penallti; Kashami: Asnjë peng nga kjo transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 18:48

Shtyllë dhe kontestime në sfidën Pogradeci-Besa/ Abazaj: Dominuam, na mungon një penallti; Kashami: Asnjë peng nga kjo transfertë

Nuk ka fitues në “Gjorgji Kyçyku”, Pogradeci-Besa ndajnë nga një pikë. Ka qenë një lojë me nivel të lartë, por pa gola. Nuk ka munguar tensioni dhe kontestimet, ndërsa vendësit pretendojnë një penallti të mohuar në të 86-ën.

Pretendimi per penallti i Pogradecit

Liqenorët e nisën lojën me tre sulmues, por shënjestra nuk ishte e duhura. Kavajasit në anën tjetër patën rastet e veta, por mendoi portieri Herdis Alliu që t’u bënte bllokadë.

Ardian Abazaj e ka me gjykimin. Trajneri i Pogradecit pretendon se u është mohuar një penallti dhe ndoshta ky ishte shkaku i tensionit të madh që patën gjatë lojës. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, numri një i pankinës së liqenorëve tha:

abazaj

“Kemi mbizotëruar në lojë. Mund të them se ishim ne më shumë në aksione dhe qarkulluam dendur topin, por shpërdoruam disa mundësi. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kjo është pozitive. Nuk e mohoj që edhe tension ka pasur gjatë lojës, por mua më është mohuar një 11-metërsh. E megjithatë, kjo sfidë iku. Duhet të shikojmë takimin e radhës, pasi sikurse edhe shihet është një sezon i luftuar shumë nga të gjithë”.

Ndriçim Kashami ka mbetur i kënaqur nga rezultati. Për rrjedhën që mori ndeshja dhe mbi të gjitha kur luhej në transfertë, trajneri i Besës e thotë hapur se nuk i ka mbetur asnjë peng.

kashami

“E kishim vlerësuar shumë këtë transfertë dhe kundërshtarin. Mund të them se ishim të barabartë dhe në fushë jemi shprehur mjaft mirë. Kishim mundësitë tona për të shkuar te fitorja, por fati duket se nuk ishte me ne në këtë takim. Nuk kam asnjë peng, sidoqoftë, pasi ekipi dha maksimumin dhe treguam shpirt gare. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe shpresoj që të rritet ritmi më shumë në vazhdim”, përfundoi numri një i pankinës së verdhezinjve.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"