Shtohet stafi i Starovës, emërohet zv.trajneri i ri. Shirat nxjerrin jashtë loje stadiumin e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2019 | 20:15

Shtohet stafi i Starovës, emërohet zv.trajneri i ri. Shirat nxjerrin jashtë loje stadiumin e Laçit

Laçi plotëson stafin teknik. Sulejman Starova nuk ka qenë i vetëm dje në stërvitje, pasi në fushë bashkë me të doli edhe Sinan Bardhi.

Sinan Bardhi

Ky i fundit do të ketë statusin e zv.trajnerit te kurbinasit. Zyrtarisht ka nisur nga puna, duke u bërë kështu krahu i djathtë i “Bobit”. Kujtojmë se deri një sezon më parë, 55- vjeçari ishte në “timonin” e Turbinës në Kategorinë e Parë, madje deri dje pati zëra që mund të kalonte te Kamza. Por vetëm dje ka vendosur që të pranojë ofertën e drejtuesve bardhezinj.

SISTEMI VADITËS – Reshjet e dendura që mbuluan vendin kanë dëmtuar përveç infrastrukturës urbane, edhe fushat e impiantet sportive. I tillë është rasti i stadiumit “Laçi” dhe kompleksit stërvitor pranë stadiumit. Edhe pse tapeti i impiantit kryesor e ka mbajtur ujin, sistemi vaditës, në këtë rast pompat e ujit, kanë dalë jashtë funksionit.

Capture

Sipas asaj që raportohet nga Bashkia Kurbin, i gjithë sektori i vendndodhjes së pompave nuk është funksional. Sistemi elektrik pas mbulimit të sallës së pompave nga uji, e ka “shkrumbuar” panelin e komandimit të tyre. Por edhe kompleksi sportiv i ka vuajtur shirat e rrëmbyer. Në anën veriore të fushës, kanali kullues ka dalë nga shtrati dhe ka gërryer një pjesë të mirë të fushës stërvitore. Edhe në hyrje të kompleksit, ka shenja të dukshme inertesh duke e bërë të paaksesueshme fushën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"