“Shtangen” afrikanët e Flamurtarit, klubi u mohon borxhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2018 | 13:52

“Shtangen” afrikanët e Flamurtarit, klubi u mohon borxhet

Flamurtari mohon borxhet ndaj Sekou Kamara dhe Lancinet Sidibe. Lojtarët nga Guiena ishin në ambientet e klubit vlonjat dy ditë më parë, ku kërkuan 4 pagat e prapambetura. Por, takimi me drejtuesit nuk ka qenë i frytshëm për ta.

kamara sidibe

Në klub ua kanë prerë shkurt, duke u thënë se nuk kanë kurrfarë detyrimi ndaj asnjërit prej tyre. “Panorama Sport” mëson se Kamara dhe Sidibe u kanë kërkuar drejtuesve të Flamurtarit pagat. “Kemi ardhur për të marrë pagat e prapambetura. Kemi parë në llogarinë bankare dhe nuk na janë hedhur, ndaj kemi ardhur deri këtu. Duam që të likuidohemi për ato detyrime që na keni”, mësohet t’u kenë thënë drejtuesve lojtarët. Por përgjigjja e klubi ka qenë kjo: “Nuk kemi asnjë detyrim ndaj jush. Ju kemi likuiduar qysh në fillim të sezonit kur keni marrë paradhënien”. Afrikanët janë “shtangur” nga ky pretendim, duke paralajmëruar se do të ndjekin që të gjitha rrugët ligjore.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"