Shqipëria rikthehet te suksesi, përmbys San Marinon dhe rrëmben medaljen e bronzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2019 | 11:03

Shqipëria rikthehet te suksesi, përmbys San Marinon dhe rrëmben medaljen e bronzit

Kombëtarja shqiptare U-18 në basketboll për djem e përfundon me fitore aventurën e saj në Divizionin C të kampionatit europian që po mbahet në Andorra. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Lazimi dhe ndihmësi i tij Xheka mundën San Marinon me rezultatin 66-58 duke siguruar edhe medaljen e bronzit në këtë aktivitet.

1

 

Një Europian i shkëlqyer për Shqipërinë, e cila në 6 ndeshje të zhvilluara arriti të fitonte 5 të tilla. Ndonëse kundërshtarët mund të konsiderohen të një niveli modest në letër, duhet të kemi parasysh faktin se kemi të bëjmë me shtete tepër të zhvilluara që investojnë shumë për sportin e veçanërisht për basketbollin, ndryshe nga ajo që ndodh në vendin tonë, ku mungon tërësisht infrastruktura dhe investimet minimale nga ana e shtetit vijnë çdo vit duke u reduktuar.

3

Për t’u kthyer te ndeshja e djeshme, Shqipëria ndonëse u shfaq disi në vështirësi gjatë pjesës së parë, në pjesën e dytë reagoi shumë mirë duke përmbysur gjithçka. Samuel Skëndaj ishte lojtari më i mirë i tanëve në këtë takim. Ai regjistroi 18 pikë dhe 14 rikuperime në tabelë.Në dopioshifra shkuan edhe Klajdi Duçellari me 12 pikë, si dhe Giseld Ndreca me 10 pikë.

NDESHJA

Minutat e para janë të barabarta, por më pas gjatë gjysmës së dytë të periodës së parë, San Marino arrin të marrë një avantazh të lehtë dhe e fiton këtë fraksion loje 20-17. Edhe 10-minutëshi i dytë vazhdon të luhet në të njëjtin ritëm, ku janë sërish lojtarët e shtetit të vogël që fitojnë me 3 pikë diferencë duke shkuar në pushim me avantazhin 36-28.

2

Por vetëm kaq, pasi në gjysmën e dytë të ndeshjes janë tanët që marrin në dorë frenat e lojës dhe ia dalin të përmbysin gjithçka në periodën e tretë, të cilën e fitojnë 18-8. Rezultati i përgjithshëm pas 30 minutave të para shënon 46- 44 për Shqipërinë. Skuadra e Lazimit e mban këtë ritëm edhe në periodën e fundit, të cilën e fiton 20-16 dhe arrin kështu të triumfojë në të gjithë ndeshjen me 8 pikë diferencë. Ky ishte suksesi i dytë brenda pak ditëve për Shqipërinë ndaj San Marinos, pasi kuqezinjtë kishin fituar edhe në grup ndaj tyre në shifrat e thella 79-47.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"