“Shqipëria duhet të tentojë vendin e dytë në grup”, Muça: Reja edhe po të kishte Mesin në ekip…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2021 | 15:40

“Shqipëria duhet të tentojë vendin e dytë në grup”, Muça: Reja edhe po të kishte Mesin në ekip…

Pasditen e djeshme Shqipëria njohu dhe kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve, ku në Ligën B të Grupit 2 do të jetë me Islandën, Rusinë dhe Izraelin. Pas shortit ka folur dhe Shkëlqim Muça, i cili ka analizuar Kombëtaren shqiptare, objektivat dhe ecurinë e saj, duke deklaruar se edhe nëse Reja do të kishte Mesin në ekip ai nuk do ta aktivizonte për arsye të çështjeve teknike:

muca

“Pa u hedhur shorti unë thash që nuk duhet të zbresim një ligë më poshtë, tani që shoh shortin, nuk po them vendin e parë, por të paktën të arrijmë pozicionin e dytë në grup. Ky është objektivi minimal. Edi Reja ka një punë të madhe përpara  sepse ka disa lojtarë që duhet t’i ingranojë me skuadrën.

Jam dakord që lojtari duhet të luajë në të dyja fazat e lojës njësoj si në pjesën e parë po ashtu edhe në atë të dytën. Se kështu i bie që edhe Mesin po ta kishte Reja nuk do ta aktivizonte, sepse fazën mbrojtëse nuk e bën mirë, bën vetëm atë sulmuese.

Ka lojtarë që kanë shumë cilësi janë shumë të domosdoshëm për skuadrën, në një fazë janë brilant, në tjetrën janë më pak. Këto kompensohen me lojtarë të tjerë, por presim dhe të shohim sesi Reja do ta menaxhojë situatën në vazhdim.”, tha Shkëlqim Muça për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"