Shpikja para ndeshjes, Partizani i jep skemat “falas” Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2017 | 9:36

Shpikja para ndeshjes, Partizani i jep skemat “falas” Laçit

E mbani mend kur u pyet Iuliano se si e shihte faktin që stërvitej në të njëjtën fushë me Kamzën dhe tha që miqtë në fushë bëhen armiq? Por, ishte pikërisht Kamza ajo që i shkaktoi humbjen, e cila e shkarkoi nga drejtimi i Partizanit. Por, e njëjta gjë po përsëritet tani me Starovën, por këtë herë është Laçi, ekipi që ndjek të kuqtë pa asnjë shqetësim gjatë seancës stërvitore.

partizani

STËRVITJA – Përgatitjet e djeshme të të kuqve kanë nisur rreth orës 13:30 dhe trajneri kishte përgatitur një program të plotë duke nisur me ushtrime fizike dhe më pas teknikotaktike. Por, ajo që ka rënë në sy, ishte fakti se një pjesë të mirë të përgatitjeve të të kuqve i kanë ndjekur nga afër futbollistët dhe stafi kurbinas.

Laci duke ndjekur stervitjen e Partizanit

 

Kjo, pasi si për ironi të fatit, Laçi do të kryente përgatitjet në të njëjtën fushë të kompleksit stërvitor në Kamzë. Ashtu siç edhe shihet në foton e mëposhtme, lojtarët bardhezinj kanë parë të pashqetësuar kundërshtarin e tyre të radhës në kampionat duke dëgjuar edhe kërkesat që trajneri Starova ka pasur në drejtim të tyre.

Nuk dihet nëse  klubi i kuq ka pasur dijeni për orarin në të cilin stërvitej klubi bardhezi dhe nëse axhenda do të ndryshojë për ditët në vijim. Megjithatë, nuk është hera e parë që Partizani stërvitet në të njëjtën fushë dhe në orare të afërta me kundërshtarin e radhës, pasi edhe në të shkuarën ka pasur të tilla përplasje si me Laçin ashtu edhe me Kukësin.

SITUATA – Sa i takon stërvitjes së djeshme, fillimisht trajneri Starova ka zhvilluar përgatitje fizike me lojtarët e tij, ku ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët, madje edhe Sukajn e Adorjan. Sulmuesi për herë të parë pas dëmtimit stërvitet me ritëm të plotë me pjesën tjetër të ekipit.

partizani1

Ndërsa Adorjani, në momentin që grupi ka nisur përgatitjet tekniko-taktike, është shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës duke vazhduar stërvitje të diferencuar. Do të mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë në fushë në ndeshjen e radhës ndaj Laçit, e cila luhet mesjav- ën e ardhshme. Ndërkohë që për këtë sfidë pritet të rikthehet nga minuta e parë Sukaj.

MBROJTJA – Një nga repartet që ka pasur ndryshime të shumta në drejtimin e Iulianos ka qenë pikërisht mbrojtja. Dhe me këtë repart Starova ka punuar veçanërisht gjatë ditës së djeshme. Trajneri ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm dhe të evitojnë gabimet. Në të djathtë të këtij reparti pritet të vendoset, Ibrahimi në qendër Malota dhe Krasniqi, ndërsa në të majtë Kalari.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"