Shpërthen skandali në Spanjë, Barcelona paguante zv. presidentin e Komitetit të Gjyqtarëve. Rrezikohet rënia nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2023 | 15:44

Shpërthen skandali në Spanjë, Barcelona paguante zv. presidentin e Komitetit të Gjyqtarëve. Rrezikohet rënia nga kategoria

Një skandal ka shpërthyer së fundmi në Spanjë, me protagoniste Barcelonën dhe ish-zv. presidentin e Komitet të Gjyqtarëve.

FOS-PM-6.28.22-Barca-2

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, Hoze Maria Enrikez Negreira, është paguar për tre sezone nga klubi katalanas (2016, 2017 dhe 2018), duke përfituar më shumë se 1.39 milionë euro.

Menjëherë pas publikimit të disa dokumenteve, është hapur menjëherë një investigim për korrupsion nga ana e klubit.

56465465

Negreira ishte gjithashtu partner në kompaninë DASNIL 95 SL, e cila u bë një sponsor i Barcelonës në vitin 2016.

Mediat spanjolle ngrenë spekulimet se këto pagesa janë bërë në mënyrë që gjyqtarët të mbanin anën e Barçës gjatë ndeshjeve.

Nëse çdo gjë arrin të vërtetohet, atëherë Barcelona rrezikon një sërë masash të rënda, njëra prej tyre dhe rënia nga kategoria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"