Shorti i Ligës së Europës, reagojnë Spaleti, Zaneti dhe Sadiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2016 | 13:58

Shorti i Ligës së Europës, reagojnë Spaleti, Zaneti dhe Sadiku

Spaleti: Fitorja e këtij turneu është detyrim për ne

Menjëherë pas njohjes së shortit të Ligës së Europës, trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, nuk ka kërkuar të fshihet mes fjalëve, por në të njëjtën kohë nuk është se ka dashur të shfaqë lumturinë e tij për rivalët që i kanë ofruar goglat.

spaleti

“Nëse e shohim nga pikëpamja e eksperiencës që kanë rivalet tona, besoj se shorti është shumë pozitiv për ne, sepse as Plzen, as Austria e Vjenës e aq më shumë Astra kanë bërë çudira në vitet e fundit në Europë. Por, në anën tjetër, edhe ne kemi shumë pengje nga aventura kontinentale, mjafton të mendosh për humbjen e fundit me Porton, për të rrumbullakosur të gjitha mendimet.

Ne sivjet duhej të luanim në Ligën e Kampioneve, por bëmë gabime groteske dhe ja tek jemi në një tjetër kompeticion prestigjioz, por me më pak ekipe të forta. Prandaj, kjo na detyron që këtë prezencë të sivjetshme në Ligën e Europës ta shfrytëzojmë për të fituar eksperiencë, por në të njëjtën kohë jemi të detyruar që të luftojmë për fitoren e kompeticionit”.

Zaneti: T’i shkojmë deri në fund këtij turneu

Sparta e Pragës, Sauthemptoni dhe Hapoel Ber Sheva. Janë këto rivalet e Interit në Grupin K, skuadra jo shumë të lehta për t’u kaluar, por natyrisht që për italianët është një detyrim që të kualifikohen lehtësisht, por për më shumë t’i shkojnë deri në fund Ligës së Europës.

Është ky mendimi dhe sinjali i drejtpërdrejtë që erdhi dje nga Montekarlo, pas shortit, nga ana e zëvendëspresidentit të Interit, Havier Zaneti.

javier-zanetti-inter_1um87uvxtcgqt1h7cl0zdjltl8

“Është një grup impenjativ, në të cilin na presin transferta mjaft delikate, por ne jemi shumë të bindur se do të arrijmë të kalojmë pa probleme. Jemi të lumtur që jemi rikthyer në Ligën e Europës, një kompeticion që e kemi shijuar në vitet e kaluara, por që shpresojmë që të na dhurojë emocione të tjera të bukura sivjet.

Dimë gjithashtu që habitati ynë natyral është Liga e Kampioneve, por e rëndësishme është që tashmë kemi rigjetur fondet për të investuar sërish në merkato, për të ndërtuar një skuadër të madhe, por në të njëjtën kohë kemi mundësinë që sivjet, përveç objektivave në Itali, të mund t’i shkojmë deri në fund edhe Ligës së Europës dhe pse jo ta fitojmë atë”.

Mediat kërcënojnë Sadikun, sulmuesi: Ju shënoj sërish!

“Steaua e Bukureshtit ka shansin që të marrë hak përballë shqiptarit”, shkruante dje “Sport.ro”, pasi u mësua që Armando Sadiku me skuadrën e tij ishte në të njëjtin grup të Europa Ligës me rumunët. Pas golit të shënuar në Europian, mediat rumune kanë “kërcënuar” shqiptarin se e pret humbja me Steauan, ndërkohë që, në një intervistë për “Digisport”, Sadiku nuk zmbrapset.

16-Sadiku

“Steaua, Vijareali dhe Osmanlispori meritojnë respekt. Kam besim që në Zvicër do të jemi shumë të fortë me tifozët tanë, ndërsa në Rumani do të jetë ndeshje speciale për shkak të golit që realizova në Europian. Do të jap maksimumin dhe dua që të shënoj gjithmonë”, ka deklaruar Sadiku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"