Shorti i Champions-it/ Crvena Zvezda “peshkon” kundërshtar të kalueshëm, Uzuni “derbi” me Kastratin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 23:36

Shorti i Champions-it/ Crvena Zvezda “peshkon” kundërshtar të kalueshëm, Uzuni “derbi” me Kastratin

Është hedhur ditën e sotme, shorti i raundit të tretë të Ligës së Kampionëve, ku skuadrat kanë mësuar përballjet. Crvena Zvezda, ekipi që eliminoi Tiranën, ka “peshkuar” një kundërshtar relativisht të kalueshëm, teksa do të përballet ndaj qipriotëve të Omonias në transfertë.

hc1_1699.jpg

Në përballjet e tjera, vlen të theksohet takimi mes Ferencvaroshit dhe Dinamos së Zagrebit. Skuadra e Uzunit do të presë në shtëpi, kampionët e Kroacisë, ku aktivizohet shqiptari i Kosovës, Lirim Kastrati. Kujtojmë që Uzuni dhe Kastrati ishin pjesë e Lokomotivës së Zagrebit sezonin e shkuar, ku shkruan historinë së bashku. Sfidë tepër interesante pritet të jetë dhe ajo mes PAOK dhe Benfikës.

Shorti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"