Shkoi në tribunë për t’u zënë me tifozin, Erik Dajer e pëson keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 13:31

Shkoi në tribunë për t’u zënë me tifozin, Erik Dajer e pëson keq

Mesfushori i Totenhemit, Erik Dajer, nuk i ka shpëtuar dënimit, pas atij episodi të pazakontë më 4 mars, në sfidën ndaj Noruiç, e vlefshme për Kupën e Anglisë.

Dajer5

Futbollisti i “gjelave” i befasoi të gjithë në fundin e ndeshjes, teksa kapërceu barrierat duke u ngjitur në tribunë dhe duke shkuar të përleshet me një tifoz. Me pas u zbulua se arsyeja e vërtetë e këtij konfrontimi ishte sepse një tifoz ofendoi vëllain e futbollistit në tribunë.

Për shkak të pandemisë, FA ka vendosur sot dënimin për mesfushorin anglez. Dajer është gjobitur me 40 mijë sterlina dhe nuk do të jetë i gatshëm për 4 ndeshje.

Ky pezullim i futbollistit  vjen në një moment shumë kritik të sezonit, pasi Totenhemit i duhen pikë dhe të gjithë lojtarët në dispozicion, në këtë kalendar të ngjeshur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"