Shkodranët, “të rraskapitur” në Tiranë për sfidën ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 16:41

Shkodranët, “të rraskapitur” në Tiranë për sfidën ndaj Partizanit

Vllaznia shkon “e rraskapitur” në Tiranë, ku të dielën në orën 20:00 do të luajë një përballje direkte me Partizanin, në “Air Albania”.

bandicam 2024-04-03 16-35-38-518

 

Kjo, vjen për shkak se dje, shkodranët kanë vrapuar pa fund në fushë me Egnatian sepse ishin në inferioritet numerik për shumë minuta dhe pas minutës së 80-ë, me dy lojtarë më pak.

Kuqeblutë kanë tri ditë kohë për të rikuperuar energjitë e konsumuara në Rrogozhinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"