Leverkusen-Roma/ De Rosi ka gati edhe Dibalan, Alonso u druhet italianëve: Një gol ndryshon gjtihçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 13:50

Leverkusen-Roma/ De Rosi ka gati edhe Dibalan, Alonso u druhet italianëve: Një gol ndryshon gjtihçka

Barazimi me Juven sigurisht që i hoqi energji të rëndësishme Romës, por gjithashtu mban ende gjallë shpresën për një vend në Champions-in e sezonit të ardhshëm. Fillimisht verdhekuqtë duhet të mendojnë për një vend në finalen e Ligës së Europës e cila u ndërlikua ndjeshëm një javë më parë kur Leverkuseni fitoi 2-0 në “Olimpico”.

de rosi alonso

Për sfidën e sotme në Gjermani, Daniele de Rosi do të mund të mbështetet te Paulo Dibala, teksa lidhur me një përmbysje të mundshme, në konferencë për shtyp, ai u shpreh: “Ata kanë luajtur shumë mirë gjatë gjithë sezonit. E konfirmon titulli që sapo fituam, finalja e Kupës dhe kjo ndeshje kundër nesh. Megjithatë ne jemi Roma dhe nuk shkojmë atje të dorëzuar.”

Ndërkohë, fitorja 2-0 në sfidën e parë gjysmëfinale kundër Romës nuk e lë të qetë Ksabi Alonson. “Ndeshja e kthimit është gjithmonë e rrezikshme, pavarësisht rezultatit në duelin e parë apo faktit që luajmë në shtëpi, shpjegoi trajneri i Leverkusenit.

“Një gol mund të ndryshojë shpejt situatën. Duhet të jemi të përqendruar që në fillim, shtoi spanjolli. “Duam të jemi agresivë, të kontrollojmë lojën dhe të mbrohemi si ekip. Pres që Roma të vijë me synimin për kualifikim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"