Shkëmbi “snobon” Takajn: Presidenti i Teutës më i mirë, nuk jam bërë pishman që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 23:15

Shkëmbi “snobon” Takajn: Presidenti i Teutës më i mirë, nuk jam bërë pishman që…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, i ftuar në Procesin Sportiv, rrëfen disa momente pikante tashmë që është në krye të pankinës durrsake, teksa ngacmohet edhe kë do të zgjidhte midis presidentëve Takaj apo Hysenbelliu, preferon presidentin e Teutës.

shkembi

Më mirë lojtar apo trajner në Shqipëri?

Lojtar është më mirë. (qesh)

Do ia dilni të jeni trajner i Teutës deri në fund të sezonit?

Patjetër që po.

Çfarë do veçoje nga presidentët Takaj dhe Hasanbelliu?

Të përbashkët kanë që janë të dy seriozë, ndryshimi, Hasanbelliu është pak më larg, e le skuadrën pak më qetë.

Takaj kur u pyet se kë do mbante kapiten, Shehin apo Shkëmbin, zgjodhi Shehin. Ju kë do zgjidhni si president, Takajn apo Hysenbelliun?

Si trajner, unë mendoj se Hasanbelliu është më mirë. Por, nuk kam pse zgjedh, sepse do ndërroj shumë presidentë.

E ke menduar pse Skënderbeu nuk të bëri ty trajner, por zgjodhi Shehin?

Jo, presidenti i Skënderbeut më bëri ofertë të qëndroja në klub, por zgjodha këtë rrugë që jam tani. Nuk jam bërë aspak pishman.

Si u ndjetë kur mundët Skënderbeut?

U gëzova, sepse fitova ndaj Skënderbeut dhe ekipit më të mirë. Gëzohesh kur mund më të mirët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"