Shkëmbi bën prapakthehu, takimi me drejtuesit e Lirisë bën që të mbetet trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 21:09

Shkëmbi bën prapakthehu, takimi me drejtuesit e Lirisë bën që të mbetet trajner

Klubi i Lirisë së Prizrenit, nëpërmjet një deklarate, bën me dije se ka sheshuar problemet e mëparshme me trajnerin Bledi Shkëmbi, dhe ky i fundit do të vazhdojë të qëndrojë në krye të prizrenasve. Më poshtë, reagimi i plotë.

Bledi Shkembi

POSTIMI I PLOTE

Bledi Shkëmbi vazhdon me Lirinë

Prizren, 5 mars. Të hënën në mesditë, drejtues të Lirisë, në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi u takuan me Bledi Shkëmbin. Aty u diskutuan ngjarjet e fundit që ndodhën brenda klubit.Në vazhdim edhe kryetrajneri por dhe Bordi u dakorduan që t’i menjanojnë keqkuptimet e shfaqura ditë më parë.
Bledi Shkëmbi, u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Bordin e klubit dhe ato që i kishte deklaruar në media, tha se i kam bërë nga afekti momental. Gjithashtu, u deklarua se ditët në vazhdim do të përkushtohet edhe më shumë për Klubin e Futbollit Liria.Në anën tjetër edhe antarët e Bordit, në krye me kryetarin, Qemal Krasniqi dhe drejtorin Erxhan Dana, u zotuan që bashkërishtë të punohet për interesin e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"