Shkarkimi i Poterit nga Çelsi, Tuhel: Nuk më shkaktoi emocion, e mora vesh me vonesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 21:01

Shkarkimi i Poterit nga Çelsi, Tuhel: Nuk më shkaktoi emocion, e mora vesh me vonesë

Numri një i pankinës së Bajern Mynihut, Tomas Tuhel ka komentuar shkarkimin e trajnerit Graham Poter nga Çelsi.4484880-758x450

“I pashë lajmet shumë vonë mbrëmë. Koha përkoi me takimin tim këtu. Më pëlqeu shumë puna atje dhe formova miqësi për gjithë jetën. Por, klubi ka ndryshuar shumë, kështu që nuk shkaktoi emocione të mëdha tek unë”, tha ai.

Tuhel ka drejtuar Blutë e Londrës për 99 ndeshje, duke filluar që nga 26 janari i vitit 2021 deri në 7 shtator 2022.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"