Shkarkimi i Graham Poter, Çelsi nis menjëherë punën për ta zëvendësuar me ish-in e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 21:32

Shkarkimi i Graham Poter, Çelsi nis menjëherë punën për ta zëvendësuar me ish-in e Bajernit

Graham Poter nuk do të jetë më trajneri i Çelsit, me klubin londinez që e shkarkoi nga detyra 47-vjeçarin.

poter

“Blutë” kanë nisur nga puna menjëherë për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe duket se drejtuesit e kanë një emër në mendje.

Bëhet fjalë për Julian Nagelsman. Gjermani u shkarkua vetëm disa ditë më parë nga Bajerni dhe pas tij janë vënë në ndjekje shumë klube të mëdha.

NAGELSMAN

Gjithsesi “Blutë” po mundohen që ta bindin menjëherë 35-vjeçarin për të mundur konkurrencën me Realin e Madridit dhe Totenhemin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"