Shihet si zëvendësues i Lukakut te Interi, ja sa kërkon Arsenali për yllin e ri të sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2023 | 19:42

Shihet si zëvendësues i Lukakut te Interi, ja sa kërkon Arsenali për yllin e ri të sulmit

Interi po përgatit një listë të gatë emrash për të zëvendësuar Romelu Lukakun dhe njëri prej tyre është edhe Florian Balogun.

balogun

Ylli i ri i Arsenalit shkëlqeu me Stade Reims në Francë këtë sezon si i huazuar dhe për këtë arsye “Topçinjtë” nuk do të lejojnë që amerikani t’i largohet kaq kollaj.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, Arsenali kërkon plot 50 milionë paund për shërbimet e 22-vjeçarit, një shifër kjo thuajse e papërballueshme nga ana e Interit, që mund të heqë dorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"