Shifrat premteuse/ Laçi e di mirë si zbuten “demat” e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 20:06

Shifrat premteuse/ Laçi e di mirë si zbuten “demat” e Partizanit

Laçi mbyll sot përgatitjet për sfidën ndaj Partizanit, që zhvillohet nesër në shtëpinë e kurbinasve, në orën 14:00.

laci-partizani-1024x683

Skuadra e Mirel Josës ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit dhe ndaj kampionëve në fuqi kërkojnë kthesën. Mungesë për sfidën e radhës është Ledjo Tresa, i cili ka pësuar një dëmtim dhe vijon rikuperimin. Pjesa tjetër e skuadrës janë në dispozicion të Josës, që pritet të mos bëjë ndryshime në formacion në krahasim me betejat e fundit.

Në fazën e parë ndeshjen e fituan “demat”, por në sezonin e shkuar kurbinasit arritën të merrnin plot 3 fitore, çka tregon se ndaj “demave” dinë se si t’ia dalin. Kurbinasit kanë fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"