Shifrat e majme/ Zbulohet dokumenti i cili tregon shumën e jashtëzakonshme të parave që Salah fiton jashtë futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 21:49

Shifrat e majme/ Zbulohet dokumenti i cili tregon shumën e jashtëzakonshme të parave që Salah fiton jashtë futbollit

Ylli i Liverpulit, Muhamed Salah, është lojtari me pagën më të madhe në klub, por egjiptiani gjithashtu përfiton një shumë të majme parash edhe jashtë futbollit. 

Screenshot-2024-03-30-170422-780x439 (1)

Salah nënshkroi një kontratë të re me Liverpulin në 2022 ku sipas saj ai përfiton 400 mijë euro në javë, dhe ai kishte tërhequr interesim nga Liga Saudite një vit më pas, të cilët ishin të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro për shërbimet e tij. 

Ish-sulmuesi i Romës do të përfitonte një pagë ‘astronomike’ prej 175 milionë eurosh në sezon, por duket se Salah po e arrin këtë shumë falë marrëveshjeve komerciale. 

Mediumi anglez The Mirror, ka marrë akses në një dokument financiar i quajtur ‘Salah UK Commercial’, ku sipas të dhënave të publikuara në atë dokument, Salah ka përfituar 5.4 milionë euro si pjesë e marrëveshjeve të sponsorizimit. 

Ai ka marrëveshje të profilit të lartë me kompanitë si Pepsi, Adidas, Uber dhe të tjerat që i kanë grumbulluar Salahut një shumë prej 27 milionë eurosh përgjatë tri viteve. 

Në vitin e fundit tatimor, Salah thuhet se kishte përfituar 11 milionë euro përmes marrëveshje personale të sponsorizimit duke i siguruar vetes një të ardhme të mirë kur të pensionohet. 

Duke marrë parasysh largimin e Jyrgen Klop në fund të sezonit, Salah mund të joshet për një aventurë të re, ndërsa kujtojmë se interesim serioz për të më herët kishte shfaqur Al Itihadi. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"