Shërohet i infektuari Basha, Mone i kthehet Lushnjës pas 70 ditësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 22:44

Shërohet i infektuari Basha, Mone i kthehet Lushnjës pas 70 ditësh

Plotësohet Lushnja. Adriatik Basha është rikthyer në stërvitje, duke hedhur pas krahëve “betejën” me Koronavirusin. Qendërmbrojtësi është shëruar dhe mund do të jetë gati edhe për Elbasanin. Një tjetër futbollist që do t’i shtohet organikës së verdhejeshilëve është Dionis Musaku. Kapiteni kthehet nesër në fushë, pasi të ketë mbyllur 14 ditët e izolimit nga “COVID-19”.

Lushnja

Lushnjarët janë përqendruar te java e 4-t, të cilët do ta luajnë në transfertë. Përballë verdhebluve, mund të luajë për të parën herë për këtë sezon edhe Arbër Mone. Mëngjarashi i njohur fierak ka hedhur pas krahëve atë dëmtim të rëndë që mori në shpatull në miqësoren e 19 shtatorit kundër Shkumbinit. Pas 70 ditësh është rikuperuar dhe këtë e pohon për gazetën.

“E rëndësishme është që dëmtimi kaloi. Për anti-Partizanin do të jam i gatshëm. Tashmë ndihem mirë dhe jam i fokusuar te ndeshja. I kam ndjekur këto tri javë nga tribuna dhe mendoj që ekipi ka treguar pozitivitet. Kemi luajtur mirë përballë kundërshtarëve pretendentë dhe kemi marrë pikë të çmuara. Lushnja është pozicionuar për momentin në vendin e tretë me meritë. Po përgatitemi fort për këtë përballje dhe pres me padurim të luaj ndeshjen time të parë për këtë sezon. Takimi do të zhvillohet në Cërrik dhe pa tifozë. E vlerësojmë kundërshtarin, jo nga pikët dhe pozicionin në tabelë, por si një skuadër që luan mirë futboll. Do të bëjmë më të mirën tonë, të marrin një rezultat pozitiv, pasi javën e ardhshme ne jemi pushim. E rëndësishme është që ekipi të vijojë ecurinë pozitive të rezultateve”, u shpreh 32-vjeçari.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"