Shënoi ndaj Dinamos në “Arenën e Demave”, Keko: Goli në derbi ka ndjesi të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 20:32

Shënoi ndaj Dinamos në “Arenën e Demave”, Keko: Goli në derbi ka ndjesi të veçantë

Albers Keko shënoi golin e dytë në triumfin 2-0 që Partizani arriti në derbin ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, sulmuesi i kuq u shpreh:  

keko

“Jam i lumtur për golin, për sa i përket Partizanit, çdo ekip ka momentet të këqija, ca iku iku, ta kemi mendjen përpara tani, e rëndësishme është që u kthyem te fitorja. Do bëjmë mirë në këto javë që na ka mbetur.  

Rëndësi është të shënosh në çdo ndeshje, goli në derbi ka ndjesi të veçantë.  

Dy gola në derbi apo një gol në gjysmëfinalen e “Final Four”? Pse jo të dyja…”, përfundoi Keko.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"