Shënoi golin e vetëm për Apoloninë ndaj Ilirisë, flet Mihana: Fitore me vlera, pa gjysmë ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 15:29

Shënoi golin e vetëm për Apoloninë ndaj Ilirisë, flet Mihana: Fitore me vlera, pa gjysmë ekipi

Pavarësisht dyshimeve dhe “frikës”, Apolonia e rinis mirë garën. Në ndeshjen e parë të këtij viti fierakët fituan në transfertën e vështirë ndaj Ilirisë në “Redi Maloku”. Ishte një ndeshje “makthi” për bardhejeshilët e Apolonisë, pas largimeve dhe dëmtimeve të shumta, ku trajneri Mërgjyshi është detyruar të ndërtojë një formacion pa Hysenshahajn, Andonin, Smaçin, Mehmetin dhe Omerin dhe me 4 debutues në fushë, Gurin, Qosajn, Krasniqin dhe Kardhashin, tre të parët titullarë.Apolonia Elbasani

Apolonia arrin kështu fitoren e katërt sezonale jashtë fushe, si asnjë ekip tjetër në këtë grup, duke i shkaktuar njëherësh Ilirisë humbjen e parë në FushëKrujë këtë kampionat. Tanimë vetëm 2 pikë larg nga kreu, Apolonia ka një kalendar të favorshëm, pasi luan dy ndeshje radhazi në shtëpi, me Shënkollin dhe Pogradecin.

MIHANA – Heroi i ndeshjes ishte Redon Mihana, i cili ka shënuar të vetmin gol, i pesti për të në kampionat. “Ka qenë një ndeshje e vështirë, por fatmirësisht e kemi mbyllur me rezultatin e dëshiruar. Nuk është e lehtë asnjë transfertë, aq më tepër me ekipe që luajnë në zonën e mbijetesës. Jam i kënaqur që shënova golin e fitores dhe që kemi marrë 3 pikë shumë të vlefshme për objektivin tonë.

Fitorja merr më shumë vlera po të mendosh që na mungonte gati gjysma e formacionit. Edhe pse jemi një skuadër e re, vazhdojmë të shohim vetëm përpara, duke i marrë ndeshjet një nga një dhe duke menduar për të fituar ndaj çdo kundërshtari”, ka thënë Mihana për “Panorama Sport”.

Bujar Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"