Karton i kuq dhe 3 gola, Teuta mposht Erzenin në derbin e Durrësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 22:22

Karton i kuq dhe 3 gola, Teuta mposht Erzenin në derbin e Durrësit

Teuta ka mposhtur në transfertë Erzenin me shifrat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.

Festa e golit të dytë të Teutës, shënuar nga Matias Lloci Foto: A.Dushku

Festa e golit të dytë të Teutës, shënuar nga Matias Lloci
Foto: A.Dushku

Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të me Dacin. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e durrsakëve.

Në pjesën e dytë, skuadra e Martinit gjeti golin e dytë me Llocin dhe të tretin me Gjinin. Erzeni ngeli me 10 lojtarë në minutën e 88-të pasi Sadiki la fushën me karton të kuq.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 6-të me 47 pikë.

ERZENI 0-3 TEUTA

5′ Daci, 80′ Lloci, 89′ Gjini

NGJARJET KRYESORE

90’+3′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ GOOOL TEUTA 0-3/ Gjini shënon golin e tretë për skuadrën e tij.

88′ Sadiki lë fushën me karton të kuq.

80′ GOOOOL TEUTA 0-2/ Shtangen shijakasit, Lloci shënon të dytin për ekipin e Martinit.

74’ Daja lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Peposhi.

73’ Largohet Daci, ka minuta për Faust.

71′ Deliallisi kryen të gjitha zëvendësimet. Largohen Peposhi, Zeka dhe Mihana. Në lojë futen Kacbufi, Migone dhe Ademi.

70′ Kahrimanoviç ndëshkohet me karton të verdhë.

63′ Mëllugja ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ Asani largohet nga loja, zëvendësohet nga Kadriu.

58′ Boçi lë fushën, ka minuta për Arifin.

57′ Asani ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë me ndryshime tek Erzeni, largohet Dakaj dhe në lojë futet Mëllugja.

45’+3′ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Teutës!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

38′ Dakaj ndëshkohet me karton të verdhë.

21′ Sadiki ndëshkohet me karton të verdhë.

5′ GOOOL TEUTA 0-1/ Daci zhbllokon sfidën dhe kalon në durrsakët në avantazh.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Dakaj, Maliqi, Sadiki, Asani, Peposhi, Osmanllari, Kahrimanoviç, Mihana, Zeka, Blazeviç.
Trajner: Alfred Deliallisi

TEUTA: Vata, Qaqi, Gjini, Kruja, Kotobelli, Gjinollari, Beqja, Daja, Lloci, Boçi, Daci
Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"