Shefi i klubit matjan, Marjan Lleshaj: Burreli u penalizua nga mungesat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2024 | 23:26

Shefi i klubit matjan, Marjan Lleshaj: Burreli u penalizua nga mungesat

Matjanët u mundën 4-2 në transfertën e Vlorës dhe pas javës së 20-të të kampionatit, Burreli nuk është në pozita komode në renditje. Shefi i klubit të Burrelit, Marjan Lleshaj, për “Panorama Sport” sqaroi arsyet e disfatës së fundit dhe synimin më të afërt.

burreli

“Udhëtuam drejt Vlorës me shumë mungesa, sa për shkak të kartonëve edhe për arsye dëmtimi. Kjo ndikoi në ecurinë e lojës sonë. Përpos mungesave, në përgjithësi ekipi u shpreh mirë në fushë, çka solli dhe shënimin e dy golave. Vend për përmirësime ka dhe shpresojmë që në ndeshjen e radhës ndaj Tomorit të rikthehemi te fitorja.

Përballë kishim një skuadër të mirëorganizuar, Flamurtarin, që me të drejtë pretendon të jetë në Superiore. Me Tomorin është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne dhe objekti i vetëm është fitorja. Shpresojmë të kemi një gjykim korrekt dhe të fitoj më i miri. Kam besim se skuadra do t’i rikthehet fitores”, mbylli prononcimin e tij sekretari i matjanëve.

NDERIM GOCI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"