Shefi i Garave paralajmëron tjetër skemë në Kategorinë e Parë: Kemi një propozim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 17:51

Shefi i Garave paralajmëron tjetër skemë në Kategorinë e Parë: Kemi një propozim

Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi, i ka bërë një analizë sezonit të shkuar futbollistik, duke u shprehur se të gjithë klubet morën atë që meritonin. Në një prononcim për “SuperSport”, ai foli edhe për kampionatin e ri. “Çdo skuadër ka marrë atë që meritoi në kampionatin e fundit. Mori atë që dha në fushë.

nurishmi

Nuk pati influenca të jashtme. Pati rezultate të ekipeve sipas organikës së tyre dhe nuk pati kontestime. Ishte një nga sezonet më të qetë, sidomos nga ana disiplinore, sidomos në Superiore. Kemi fitore të skuadrave udhëtuese dhe kjo tregon qartë se ka qenë një garë e drejtë.

Tolerimet? Në fundin e kampionatit ka skuadra që janë jashtë objektivave dhe shumica e trajnerëve hedhin në fushë lojtarët e rinj, prandaj dhe ka pasur rezultate, që nga specialistët konsiderohen surprizë, por nuk ka pasur tolerime. Pjesa kryesore e organizimit për sezonin e ri është ajo e licencimit të klubeve, infrastruktura.

Sektori përkatës ka kryer inspektime në stadiumet me probleme. Për shembull, Kastrioti ka probleme me tribunat dhe sektori i licencimit ka lënë detyra për drejtuesit e tij, ashtu si dhe për disa stadiume të tjera. Për Kategorinë Superiore, kjo skemë është e duhura, i ka qëndruar kohës, si nga ana financiare, edhe për garën. Është skema më e mirë. Për Kategorinë e Parë nuk ka ndryshime në strukturë, por ndoshta në skemën e kampionatit, pasi ka një propozim, por të shohim”, ka thënë Nurishmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"