Shefat e Bajernit fillojnë “krasitjet”, njëri është i tepërt midis Goreckës dhe Kimish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 18:03

Shefat e Bajernit fillojnë “krasitjet”, njëri është i tepërt midis Goreckës dhe Kimish

Bajern Mynih po përje ton një nga momentet më të vështira në dekadat e fundit dhe kjo nuk është më një risi, krahas performancave që ata kanë zhvilluar gjatë ciklit 2023-2024. Përpos mungesës së rezultateve dhe lojës, debatet e brendshme kanë qenë një tjetër komponent, të cilat i kanë venitur karakteristikat e një prej klubeve më legjendar në botë, familjaritetin në ekip.

201209_Kimmich_Goretzka_FCB

Leon Gorecka dhe Joshua Kimish në profilin e “trurit” të Bajernit nuk e kanë mbajtur dot linjën e Xhamal Musialës apo talentit Aleksandër Pavloviç. Vetë Tomas Tuhel, sikurse së fundmi anëtari më i ri i bordit Maks Eberl ka prekur “plagën” e numrit “6”,karakteristika të cilat nuk gjendet në kontingjentin aktual.

SHITJA – Prestigjiozja gjermane “Bild” thekson përmes burimeve konfidenciale se shefat në Mynih kanë hedhur në tryezën e diskutimit shitjen e njërit, mes Kimish dhe Goreckës. Por nga kush Bajerni do përfitoi më tepër?! Në plan statistikor dhe atë të vlerës në treg, transferimi i Kimishit do të rezultojë më i frytshëm në arkat e klubit dhe impaktin në tërësi, përsa i takon numrave që ka grumbulluar me kampionët në të gjitha komepticionet.

STATISTIKAT – Si Leon ashtu edhe Joshua kanë të njëjtën moshë, teksa e kanë ndarë për disa etapa mesfushën në Mynih. Por mungesa e konsistencës në vazhdimësi ka dhënë shkundje te Uli Hënes me shokë. Në harkun e 34 takimeve në të gjitha garat, Leon ka kontribuar me 4 gola dhe 10 asiste, kurse Kimish qëndron disi më prapa me 1 finalizim dhe 8 shërbime në favor të grupit. Tuhel është përpjekur të improvizojë në role jashtë kornizës fikse. E kemi parë shpesh në duelet e fundit që Gorecka të zbres deri në qendër të mbrojtjes. Kimish është spostuar në korsinë e djathtë të prapavijës. Për futbollistin me numër “6” në gjirin e kampionëve të Bundesligës janë një sërë ekipesh të interesuara, duke nisur me Mançester Sitin, Barcelonën, Liverpulin e më gjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"