Shanset minimale për kualifikim, Zhiru: Jam i trishtuar, duhet të reagojmë kundër Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 11:36

Shanset minimale për kualifikim, Zhiru: Jam i trishtuar, duhet të reagojmë kundër Interit

Olivie Zhiru nuk e kapërcen dot zhgënjimin. Francezi është munduar të analizojë ndeshjen, por mërzia në fjalët e tij është e dukshme. Në një intervistë për “Sky”, sulmuesi tha:

ZHIRU 1

“Nuk dua të flas për faktin se kemi një ekip me moshë të re, sepse besoj se kemi cilësitë për të luajtur në Champions.

Duhet vetëm pak më shumë fat ndonjëherë. Kemi bërë ndeshje të mira si në Liverpul ashtu edhe kundër Atletikos, përpara se të gjenim veten në dhjetë kundër njëmbëdhjetë.

Ndonjëherë edhe kemi gabuar pak. Ju e kuptoni se cilat janë nevojat në një turne si ky.

Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të marrim më shumë pikë sepse tani ndihemi të shqetësuar”. Tashmë vëmendja kalon te derbi.

Konfirmimi vjen nga Zhiru i cili është gati për një tjetër ndeshje me peshë. “Sfidat merren njëra pas tjetrës.

Tani jemi të fokusuar te derbi, por para ndeshjes kundër Portos ishim të fokusuar tek rivali. Luajmë për këtë lloj ndeshjeje dhe tani mezi po pres ta luaj derbin.

Kemi nevojë të pushojmë dhe më pas do të kthehemi me të njëjtën energji dhe dëshirë për ta fituar ndaj Interit”, përfundoi 35-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"