Sfidojnë Korabin, flet trajneri Beqiri: Bylisi absolut, por të mos neglizhojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 13:15

Sfidojnë Korabin, flet trajneri Beqiri: Bylisi absolut, por të mos neglizhojmë

Bylisi është gati për Korabin. Skuadra do të jetë më e plotë se kurrë, në një nga sfidat më të rëndësishme të kampionatit. Nuk ka të pezulluar dhe dëmtuar, ndërsa lajmi më i mirë është rikthimi i Bexhi Antonit. Ballshiotët rigjejnë dibranët pas afro 4 dekadash dhe kjo, falë formulës (si në të Parën edhe në Dytën kanë luajtur në grupe të ndryshme). Jeton Beqiri pret maksimumin edhe nga kjo javë, ndonëse e pranon që e lehtë nuk do të jetë. Gjatë një deklarate për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

JETON BEQIRI

“Luajmë me një ekip që ka bërë mirë këtë kampionat. Megjithatë, Bylisi i ka idetë të qarta. E presim kundërshtarin në shtëpi dhe pikët nuk mund t’i falim. Vijmë me moral të lartë, pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë dhe me të njëjtin hov do të zbresim edhe sot në fushë.

Skuadra më bind, por ende nuk jemi aty ku duhet. Nisur nga eksperienca dhe bagazhi që kanë lojtaret, besoj se mund të bëjmë edhe më mirë. Duhet që të jemi me ‘këmbë në tokë’, pasi kanë kaluar vetëm pak javë kampionat. Vërtet kemi qenë absolutë në fitore, por ama duhet që të jemi shumë të kujdesshëm. Kampionati tani hyn në fazat e veta më interesante”.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"