Sfida Laçi-Petrokub në “Elbasan Arena”/ Dalin biletat në shitje, më e lira kushton…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2022 | 13:57

Sfida Laçi-Petrokub në “Elbasan Arena”/ Dalin biletat në shitje, më e lira kushton…

Të gjithë në stadium për të mbështetur ekipin e zemrës”.

LACI

Është ky mesazhi i klubit të Laçit për tifozët, teksa të enjten në orën 20:00, kurbinasit do të luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Petrokubit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke qenë se stadiumi i Laçit nuk i plotëson kriteret për ndeshjet ndërkombëtare, kurbinasit janë të detyruar të luajnë edhe turin e dytë në Elbasan, ashtu siç luajtën në raundin e parë ndaj malazezëve të Istrës.

Dje klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat, të cilat mund të blihen në kryeqytet në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe gjithashtu në Elbasan te biletaria pranë impiantit. Sa u përket çmimeve, bileta më e lirë është 6 mijë lekë të vjetër në C1, C4, G1 dhe G4.

Në tribunën E, që është përballë, një biletë kushton 10 mijë lekë të vjetër. Ndërsa çmimet më të shtrenjta janë në sektorin qendror të stadiumit (A1, A2, A3, A4, B1, B2, B3 dhe B4), ku një biletë kushton 20 mijë lekë të vjetër.

CM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"