Serxho Ramos mburret për gjestin teknik ndaj APOEL-it: Roveshatat i kam si golat me kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 15:03

Serxho Ramos mburret për gjestin teknik ndaj APOEL-it: Roveshatat i kam si golat me kokë

Nuk ishte një ndeshje e vështirë në letër, por nëse nuk i mbyll takimet në këto nivele, edhe APOEL-i mund të bëhet i rrezikshëm. Prandaj, pas dopietës së Kristiano Ronaldos, i cili rigjeti fushën në Champions, pas pezullimit që po vuan në kampionat, mbrojtësi ishte ai që vulosi sfidën, me një gol me roveshatë, brenda zonës së vogël të portierit, një gjest teknik për të cilin mburret.

Ramos

“Më pëlqen kur zbres në sulm dhe shpeshherë jam efektiv. Fundja, një mbrojtës në zonën rivale nënvlerësohet, por unë ia dal të gjej shpesh edhe rrjetën. Goli me roveshatë? Më dalin shpesh të tilla goditje, thuajse më janë bërë si goditjet me kokë. Ishte goli i sigurisë, ai që mbylli ndeshjen përfundimisht.

Ramos

Edhe ndaj Sevijes kam shënuar me një gjest të tillë dhe ndihem i lumtur për këtë roveshatë të radhës, – vazhdon kapiteni i Realit, i cili, në lidhje me rikthimin në fushë të Ronaldos, shprehet i lumtur.

– Të gjithë e dimë rëndësinë e Kristianos në ekipin tonë. Dallohej qartë që ai ishte i etur për të luajtur dhe për të shënuar dhe jemi të lumtur me të. Shpresojmë që ai të ketë të njëjtën vazhdimësi të shënuari gjatë gjithë sezonit, sepse do të na nevojiten golat e tij. Reali me atë në fushë është një tjetër skuadër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"