Sekreti i superformës, Tevezi heq dorë nga pushimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 10:44

Sekreti i superformës, Tevezi heq dorë nga pushimet

Gjashtë muaj arratisjeje nga Mançesteri e vrasin ende ndërgjegjen e Karlos Tevezit. Sulmuesi argjentinas ka zgjedhur të mos bëjë asnjë ditë pushim në stërvitje, vetëm që të rikthehet në formën më të mirë. Sulmuesi 28-vjeçar u shpall lojtari më i mirë i finales së Superkupës, ndërsa shënoi dhe një gol të mrekullueshëm. “Karlos ka punuar me ngarkesë të plotë në këtë fazë përgatitore. Që kur është kthyer nga Buenos Airesi, ai nuk ka pushuar asnjë ditë. Ai është rikthyer edhe më i lehtë nga pushimet. Goli i tij kundër Çelsit ishte shëmbëlltyrë e atyre që ai shënonte dy vite më parë”, – u shpreh zv/trajneri i Sitit, Dejvid Plat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"