“S’duhet të harrojmë të luajmë futboll”, Klop para supersfidës: Shumë e rëndësishme për Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 10:10

“S’duhet të harrojmë të luajmë futboll”, Klop para supersfidës: Shumë e rëndësishme për Sitin

Jyrgen Klop përpiqet ta kalojë presioni nga rivalët e Sitit përpara duelit të sotëm me kampionët, pavarësisht se edhe Liverpuli i tij lufton për t’u renditur mes katër vendeve të para.

Liverpool-boss-Jurgen-Klopp-3

“Është një lojë super e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme për Sitin dhe për ne. Përveç kësaj, nuk jam i sigurt nëse në këtë moment vetëm ne duhet të fitojmë ndeshje. Zakonisht ju merrni atë që meritoni nëse punoni mjaftueshëm dhe kjo është ajo që ne përpiqemi të bëjmë. E di që është një ndeshje shumë e rëndësishme, një javë e madhe, por për nesër (sot) ata e meritojnë gjithë vëmendjen. Kështu do t’i qasemi ne. Është e qartë që kundër Sitit ju duhet të jeni në ditën tuaj më të mirë, të mbroni në një nivel super të lartë dhe gjithashtu duhet të luani futboll. Kjo është normale me llojin e dominimit që ata tregojnë. Është e rëndësishme që të mos harroni se duhet të luani gjithashtu futboll”, tha tekniku gjerman në konferencë.

Pas 5 muajsh Luis Diaz është rikthyer në stërvitje, por nuk do të jetë gati për ndeshjen e sotme: “Ai është kthyer në pjesë të vogla të stërvitjes pas një kohe shumë të gjatë jashtë. Është fantastike ta kesh atë përsëri. Është një motivim ta kesh atë pranë. Luis nuk do të stërvitet sot me ne. Kjo javë ishte hapi i parë, për t’u rikthyer në stërvitje me grupin. Kështu që javën e ardhshme, unë mendoj se do ta kemi në stërvitje të plotë me ekipin dhe më pas ai do të jetë gati. Duket vërtet premtuese”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"