Sarri: Mos më krahasoni mua me Guardiolën, unë nuk kam fituar asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2017 | 16:52

Sarri: Mos më krahasoni mua me Guardiolën, unë nuk kam fituar asgjë

Mauricio Sarri u tregua shumë modest në konferencën për shtyp para ndeshjes me Mançester Sitin, dhe foli me lëvdata për teknikun spanjoll që do të ketë përballë në Ligën e Kampioneve, Pep Guardiola.

Sarri

“Nuk mund të më krahasoni me Guardiolën. Ai është një figurë e madhe, dhe më i mirë në këtë punë. Unë kam idetë e mia, por nuk kam fituar asgjë krahasuar me trajnerë të tjerë. Tek Guardiola më pëlqen  mënyra se si e ndërton lojën, si e nxjerr lojën nga mbrojtja me një shpejtësi unike. Po flasim për një prej trajnerëve që ka ndryshuar mënyrën si e shohim futbollin” – u shpreh Sarri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"