Sarri e do me çdo kusht në ekip, drejtuesit e Juventusi gati të nisin ofensivën për mesfushorin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 19:51

Sarri e do me çdo kusht në ekip, drejtuesit e Juventusi gati të nisin ofensivën për mesfushorin gjerman

Te Juventusi kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e ardhshme, ndonëse duhen edhe dy muaj nga hapja e saj.kai-havertz-bayer-leverkusen-1559539179-22576

Mauricio Sarri i ka idetë e qarta, për sa i përket futbollistëve që do në ekipin që ai drejton. Një nga dëshirat e mëdha të teknikut italian, është talenti i Bajer Leverkusenit, Kai Haverc.

20-vjeçari po shkëlqen këtë sezon në Bundesligë, dhe Sarri e dëshiron atë me çdo kusht te Juventusi.

Pikërisht për këtë arsye edhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” pritet të nisin kontaktet, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje për ta marrë futbollistin në Serinë A.

Është e vështirë që Leverkuseni të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit në merkaton e janarit, por mund të arrihet një marrëveshje që ai të transferohet në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"