Sapo fitoi finalen europiane, klubi anglez hidhet në sulm për Armando Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2023 | 21:22

Sapo fitoi finalen europiane, klubi anglez hidhet në sulm për Armando Brojën

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë te një nga klubet që fitoi trofe europian pak ditë më parë. Mediat angleze janë të bindura se emri i sulmuesit shqiptar është në majën e listës së dëshirave të Uest Hemit.

broja

Skuadra e drejtuar nga Devid Mojes, fitoi pak ditë më parë Ligën e Konferencës duke siguruar grupet e Ligës së Europës. Një arritje e shkëlqyer, që solli edhe të ardhur anë arkat e klubit, duke blinduar njëkohësisht trajnerin në postin e tij. Kjo ka bërë që Mojes të mendojë për të përforcuar ekipin për sezonin e ri dhe sipas “The Times”, emri i piketuar është pikërisht ai i sulmuesit shqiptar të Çelsit.

Uest Hem e kishte kërkuar Brojën edhe në verën e kaluar, por “blutë” vendosën të mbanin sulmuesin duke i rinovuar kontratën. Ndaj “çekanët” kthyen sytë nga Xhanluka Skamaka, i cili transferua në Angli. Por italiani ka rezultuar një dështim e kështu, Mojes është gati që të bëjë një lëvizje për të siguruar Brojën, i cili nuk dihet nëse do të ketë hapësira nën urdhrat e Poçetinos te Çelsi, ndaj mund të pranojë transferimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"