Salvador Kaçaj nderohet nga Presidenti me titullin “Kalorës i Urdhrit te Flamurit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 21:36


Salvador Kaçaj nderohet nga Presidenti me titullin “Kalorës i Urdhrit te Flamurit”

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Salvador Kaçaj, është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhrit te Flamurit”.

ilir meta - salvador kacaj

Në ceremoninë e organizuar të mërkurën, Kaçaj u shfaq i emocionuar, teksa mori fjalën e rastit.

54-vjeçari nga Lezha ka bërë karrierë jo vetëm në Shqipëri, ku luajti me skuadrën e vendlindjes, Besëlidhjen, Skënderbeun, Vllazninë dhe Luftëtarin.

Gjithashtu për shumë vite ai ka luajtur në Greqi dhe Qipro për skuadra si Kalithea, Athinaikos, Olimpiakos Nikosia dhe Levadhiakos.

“Zoti president, ju falënderoj për vlerësimin që keni bërë për figurat e spikatura në sport dhe veçanërisht për futbollin. Kjo medalje që marr është e Lezhës dhe lezhjanëve, sepse pa ata ne nuk do të isha as këtu dhe as nuk do të luaja futboll. Zoti e bekfotë Lezhën dhe shqiptarët. Jetë gjatë zoti Meta dhe karrierë sa më të mirë”, ka thënë Kaçaj i emocionuar.

Ish-futbollisti ka bërë edhe një postim në faqen zyrtare pas këtij vlerësimi.

“Të nderuar miq, shokë e dashamires, pata fatin të dekorohem së bashku me disa personazhe të tjerë nga Lezha, nga shkëlqësia e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Ilir Meta. Titulli ‘Kalorës i Urdhrit te Flamurit’ më nderon pafund për atë që kam arritur në jetë. Gjithçka për këto momente emocionuese më sjellin në mendje familjen time, miqtë dhe bashkqytetarët lezhjanë. Kjo medalje, përveç falënderimeve që vijne tek ju, përcjell me zemër mirënjohjen e pamasë. Të gjithë lezhjanët dhe ata që më mbështetën në jetë, kanë pjesën e tyre në këtë larim”, shkruante ndër të tjera Salvador Kaçaj në “Facebook”.

PANORAMASPORT.AL