Salihit i “qan zemra” për Shkodrën: Ndihem fajtor, për Vllazninë jam gati të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2018 | 23:05

Salihit i “qan zemra” për Shkodrën: Ndihem fajtor, për Vllazninë jam gati të…

Në një intervistë për SuperSport, bomberi shkodran, Hamdi Salihi, shprehet se do të ishte i gatshëm të rikthehej tek Vllaznia, për ta ndihmuar në një situatë kritike.

salihii

“Do dhuroja gjithçka, që Vllaznia dhe qyteti të mos ishin në këtë situatë. Nëse do të ishte vërtetë e domosdoshme do të jetë zgjedhja ime e parë dhe do të bëja gjithçka ta ndihmoja. Unë jam fajtor pasi jam akoma në futboll dhe nuk kam mund të bëj diçka për ta ndihmuar. Nga sezoni në sezon, nga viti në vit nuk kam parë reagime për të mësuar nga gabimet. Të gjithë ishin në gjumë. Padashur të bëj hipokritin, unë e kam përjetuar ndoshta më tepër të dyja situatat si të Tiranës dhe Vllaznisë, më tepër sesa njerëz që për momentin janë pranë klubeve. Të organizohet sa më shpejt për ta ngritur aty ku e meriton” – shprehet Salihi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"